75 Mall Live Search
08:58 / E Premte, 11 Prill 2025 / L K

Bota e modës është në zi, ndërron jetë modelja e famshme

Bota e modës është në zi për vdekjen e modeles kroato-australiane Lucy Markoviq , e cila u nda nga jeta në moshën 27-vjeçare pas një beteje shumëvjeçare me një sëmundje të rëndë.

Markoviq ndërroi jetë brenda natës pasi iu nënshtrua një sërë operacionesh për të trajtuar një keqformim arteriovenoz (AVM) të trurit – një gjendje në të cilën enët e ngatërruara, anormale të gjakut mund të shpërthejnë dhe të dëmtojnë indet e trurit.

Lucy ka qenë figurë reklamuese e brendeve të famshme si Versace dhe Givenchy dhe ka zbukuruar kopertinat e revistave të shumta botërore të modës.

Ajo u shfaq edhe në fushatën e Victoria Beckhamit./Indeksonline/