Bota e shahut ka një mjeshtër të ri bote, 16 vjeçari turk mposht kampionin në fuqi

Sporti i shahut nga sot ka fituar një mjeshtër të ri.
16-vjeçari turk, Ediz Gurel ka hyrë në histori, duke u bërë shahist më i ri nga Turqia që mposht një kampion botëror në fuqi të shahut, shkruan IndeksOnline.
Ai e rrëzoi nga froni kampionin në fuqi të shahut, Dommaraju Gukesh të Indisë.
Mjeshtri i madh turk, Ediz Gurel mundi kampionin aktual të botës në shah, indianin Dommaraju Gukesh, në Turneun FIDE Grand Swiss 2025.
Sipas një deklarate nga Federata Turke e Shahut të enjten, 16-vjeçari siguroi një fitore historike në raundin e shtatë të këtij turneu, të mbajtur në Samarkand të Uzbekistanit, pas një beteje të tensionuar dhe të luftuar fort.
I lindur në vitin 2008, Gurel u bë lojtari i parë turk që mundi një kampion bote në fuqi në një garë zyrtare.
Gurel do të përfaqësojë Turqinë në turne së bashku me Yagiz Kaan Erdogmus.
Pas shtatë raundeve, të dy lojtarët kanë nga katër pikë, ndërsa gara vazhdon deri më 15 shtator./IndeksOnline/