11:10 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Bota e shqetësuar, vajzat migrante po mbahen në errësirë që nga muaji maj (Foto)

Që nga fillimi i muajit maj, më shumë se dy mijë fëmijë migrues janë ndarë nga familjarët e tyre në kufirin e Shteteve të Bashkuara. Në atë kohë, pyetjet kanë filluar se si është e lejuar kjo, si mund të ndihmohet dhe si po ndodhë një gjë e tillë?

Pyetje të tilla kanë rrethuar pothuajse gjithë botën, lidhur me zhvillueshmërinë e kësaj gjendje.

Por teksa fotografi dhe video të shumta rrjedhin tash e disa muaj nga qendrat e paraburgimit të mbushura me djem të rinj, zyrarët qeveritarë kanë skandalizuar me pyetjet e drejtpërdrejta për vendodhjen specifike të fëmijëve. Ka shumë pyetje për atë çfarë po ndodhë por më së shumti se “Ku janë vajzat”.
Çështja e parë u krijua pas një sërë fotografish dhe pamjesh nga qendrat e paraburgimit brenda.

Fotografitë tregon mjedise të mbyllura, të shtrirë në tavolinë ta mbuluara me batanije të emergjencës dhe duke mbajtur ushqimin e tyre në tabaka të kafesë, transmeton Indeksonline.

Shumë njerëz kanë përdorur hasthagun #Kujanëvajzat. Shqetësuese ka qenë ky fakt pasi vajzat përbëjnë pjesën më të madhe të 2 mijë fëmijëve të paraburgosur.
Por së fundi është bërë e ditur se vajzat mbahen në errësirë. Në një konferencë të kohëve të fundit një gazetar shtjellojë këtë duke kërkuar nga sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Kirsten Nielsen.

“Pse qeveria vetëm lëshon imazhe të djemve që po mbahen? Ku janë vajzat dhe ku janë të vegjlit e të vegjëlve?”është pyetur tutje.
Fillimisht, Nielsen u përgjigj duke shmangur pyetjen duke thënë: Nuk e di nuk jam i njohur me ato imazhe të veçantë dhe më vonë ndryshoj mendimin duke thënë se fëmijët janë nën kujdesin e HHS.

Gazetari më pas insistoj duke thënë se nuk jaën parë vajzat askund.Nielsen më tutje tha se nuk e di ku janë fëmijët dhe se ata nuk janë nën kujdesin e departamentit të saj./Indeksonline/