75 Mall Live Search
16:12 / E Shtunë, 21 Mars 2020 / indeksADMonline

Bota në krizë, por Interi prap i vë kushte Barcelonës për shitjen e futbollistit të tyre

Futbollisti i Interi, Lautaro Martinez është ende duke u raportuar për një transferim te Barcelona.

E për të ndodhur ky transferim skuadra italiane, siç duket ka vendosur kushte shkruan DailyMail, transmeton IndeksOnline.

Inter do ta marrë parasysh ofertën e Barcelonës vetëm nëse ofrojnë para të gatshme e jo të përfshijnë në transferim ndonjë futbollist tjetër.

Siç duket nëse Barcelona e dëshiron në skuadër futbollistin duhet të paguaj 111 milionë euro, aq sa është klauzola e tij e lirimit./IndeksOnline/.