Bota solidarizohet me Ukrainën, mijëra protestojnë kundër agresionit rus

Protestat pro Ukrainës dhe kundër agresionit rus po mbahen në disa qytete anembanë globit, me mijëra të cilët janë solidarizuar me popullin e Ukrainës. Njerëzit protestuan duke mbajtur pankarta në duar dhe flamuj ukrainas, në Londër, Romë dhe Berlin.
Protestuesit kërkuan përfundimin e luftës, që tashmë ka shënuar ditën e 10-të të agresionit rus kundër popullit ukrainas.




