Bota sot sytë tek “El Clasico”, Real Madridi dhe Barcelona luajnë ndeshjen vendimtare për titull

Sot zhvillohet ndeshja me shikueshmërinë më të madhe në botë.
Real Madridi do të jetë nikoqire e Barcelonës, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 32-të të La Ligas, shkruan IndeksOnline.
Kjo përballje mund të jetë vendimtare për titullin e kampionit, me “Los Blancos” që janë lider në tabelë me 78 pikë, tetë më shumë se skuadra katalanse.
Kujtojmë që ndeshjen e parë Real Madridi fitoi në udhëtim, me rezultat 2-1.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”, më fillim nga ora 21:00./IndeksOnline/