11:45 / E Mërkurë, 10 Gusht 2022 / C E

Botërori i Katarit mund të nisë një ditë më herët

Kupa e Botës në Katar mund të nisë një ditë më herët.

Sipas mediumit spanjoll “AS”, organizatorët e kësaj gare prestigjioze të futbollit janë duke e planifikuar një ndryshim të rëndësishëm në program.

Në fakt, Botërori 2022 është paraparë të fillojë më 21 nëntor me ndeshjen Senegali – Holanda.

Ndërsa, ndeshja e mikpritësit të Botërorit, Katarit ndaj Ekuadorit, me orar është e treta e ditës së parë të fazës së grupeve.

Megjithatë organizatorët po mendojnë të jenë ata që do ta hapin Botërorin në atë festë dhe me stil të madh, për të luajtur vetë Katari në ndeshjen e parë.

Dhe, kjo do të ndodhte më 20 nëntor, pra Botërori do të niste një ditë më herët.

Natyrisht, ky ndryshim eventual duhet të aprovohet nga FIFA.

Një modifikim i tillë do të ndryshonte shumë gjëra të planifikuara, nga biletat, tashmë të shitura për protagonistët e ceremonisë hapëse, të cilët me këtë rast duhet të arrijnë në vendin aziatik disa orë me herët.