Botohet libri monografik “Muharrem Qena-ëndërrimtari”

Sot doli nga shtypi libri për aktorin, regjisorin, dramaturgun e muzikantin Muharrem Qena, me titull: “Muharrem Qena-ëndërrimtari”.
Me autorë Arian Krasniqi dhe Arzana Kraja u botua librit monografik, i gjithanshëm artistik, krijues e njerëzor për Muharrem Qenën.

Për botimin e librit u përkujdes shtëpia botueses “Integra”, Kushtrim Koliqit u përkujdes për realizimin e projektit!
“Një falënderim e mirënjohje e thellë i dedikohet edhe familjes Qena për besimin e dhënë dhe mbështetjen e vazhdueshme!”, u shpreh dramaturgu dhe skenaristi, Arian Krasniqi. /Indeksonline/