22:50 / E Diele, 26 Janar 2020 / indeksADMonline

Botoxi po lë me pasoja shumë femra: Po u shkatërron indet, verbërim dhe si amputime

Shumë gra që kanë përdorur botoksin kanë mbetur me pasoja të ndryshme, si inde të kalbura duke pasur nevojë për amputime të ndryshme, formësim i gungave madje edhe të verbëruara.

Një 25 vjeçare ka rrefyër tmerrin që ka përjetuar derisa ka bërë ndërhyrje në buzët e saj.

 Alex thought lip fillers would give her confidence

 “Duke shërbyer një klient, u përpoqa ta fshihja me flokë buzën time e cila ishte fryrë aq shumë. Diçka kishte shkuar shumë keq me mbushësit e buzëve të mia – dhe unë u tmerrova që po keqësohej. Unë kurrë nuk kam qenë e kënaqur për buzët e mia të holla, dhe në 2017 fillova të ndjejë zili dhe poashtu nevojë për ndërhyrjeje”, ka thënë Alex Oakley duke theksuar se kurrë më nuk do të përdor mbushës për buzë, transmeton Indeksonline.

 The dodgy lip fillers caused an abscess

“Në shtator 2018, vendosa të marr mbushës për 200 £ me një infermiere të regjistruar për estetikë. Kur i fejuari këmbënguli se nuk do të kisha nevojë për ta, unë e injorova atë – mendova se ato do të më jepnin besim. Duke bërë injektimin ato më janë lënduar, por mua më pëlqyen rezultatet dhe miqtë e mi thanë se dukeshin të shkëlqyera. Doja t’i bëja edhe më të mëdha, prandaj u ktheva tek infermierja dy herë më shumë gjatë muajve të ardhshëm”, shtoi tutje ajo.

Infermierja ishte e kujdesshme dhe nuk pranoi të injektonte aq sa unë doja kështu që, në prill të vitit 2019, kur një mik më rekomandoi një terapist lokal të bukurisë, i cili kërkoi vetëm 150 £, vendosa të rezervoj një takim.

Ajo nuk ishte e kualifikuar sa duhej, nuk ishte si infermierja që kisha parë më pare. Ajo më tha se gjithçka do të shkonte mirë dhe buzët mund t’I fryeja aq sa unë doja.

Pas kësaj buzët e mija pas disa ditëve dukeshin të tmerrshme, dhe unë ndihesha shumë keq. Unë u detyrova të merrja terapi për tu shëruar, dhe tani ende vazhdojë t’i ndiej pasojat.

“Kurrë për asgjë më nuk do të përdori mbushës, tash është dita që mua më duken thjeshtë të shpifur”, ka shtuar tutje ajo duke bërë thirrje që sa më pak të praktikohen. /Indeksonline/