Bournemouth drejt akordit me ish-trajnerin e Dortmundit
Bournemouth ka gjetur zëvënduesin e Andoni Iraolas.
Bëhet fjalë për gjermanin, Marco Rose i cili është i papunë që nga shkarkimi i tij nga RB Leipzig në vitin 2025.

“Qershitë” e identifikuan shpejt Rose si zgjedhjen e tyre të preferuar, teksa një marrëveshje zyrtare pritet së shpejti të arrihet.
Rose, kishte menaxhuar skuadra të njohura si RB Salzburg, RB Leipzig, Borussia Dortmund dhe Borussia Monchengladbach./IndeksOnline/

