Bournemouthi gjen zëvëndësuesin e Semenyos, zyrtarizon yllin nga Brazili
Bournemouthi ka bërë një blerje të madhe në afatin kalimtar.
Ata kanë zyrtarizuan talentin 19-vjeçar, Rayan nga skuadra e Vasco Da Gamas.
Ai shihet si zëvëndësuesi direkt i Antoine Semenyos, me “Qershitë” që paguan rreth 28 milionë euro për shërbimet e tij.
Rayan, kishte qenë deri më tani pjesë e Vasco Da Gamas, ku bëri 99 paraqitje dhe shënoi 25 gola./IndeksOnline/

