75 Mall Live Search
10:23 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / L A

Bove rikthehet te Fiorentina pas arrestit kardiak

Fiorentina do të zhvillojë sonte ndeshjen në Serien A ndaj Udineses.

Pas arrestit kardiak që pësoi në ndeshjen ndaj Interit, Bove do të rikthehet në stadiumin “Artemio Franchi” por në cilësinë e tifozit.

Bove, nuk do të mund të luajë më në Itali, shkaku që ka të vendosur një defibrilator, gjë që nuk lejohet nga shteti italian.

E njëjta gjë i ndodhi edhe Eriksenit, i cili në atë kohë luante tek Interi.

Bove, këtë sezon kishte bërë 14 paraqitje për Fiorentinën, ku kishte shënuar një gol dhe tri asistime në të gjitha garat.

Mbetet të shihet se ku do të jetë aventura e re e mesfushorit italian./IndeksOnline/