75 Mall Live Search
21:34 / E Martë, 29 Korrik 2025 / Burim

BQK: Apple Pay tani e disponueshme në Kosovë

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se shërbimi ndërkombëtar i pagesave “Apple Pay” tani është zyrtarisht i disponueshëm në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një hap tjetër drejt digjitalizimit, shkruan Reporteri.net.

Në njoftimin e BQK’së thuhet se bankat dhe institucionet financiare në vend mund të lidhin kartelat e tyre me platformën “Apple Pay”, duke u mundësuar qytetarëve dhe bizneseve në Kosovë që të kryejnë pagesa të shpejta, të sigurta dhe pa kontakt, përmes pajisjeve të tyre “Apple”.

“Funksionalizimi i plotë i këtij shërbimi për të gjitha bankat dhe institucionet financiare merr kohën e nevojshme mbi bazën e marrëveshjeve të tyre individuale dhe integrimet e nevojshme teknike. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pagesave, rritjes së përfshirjes financiare dhe përshpejtimit të digjitalizimit në Kosovë. Pas integrimit të Google Pay, Apple Pay përfaqëson një plotësim të domosdoshëm të qasjes sonë drejt ndërkombëtarizimit të shërbimeve financiare dhe përmbushjes së standardeve evropiane për pagesa digjitale, thuhet në njoftim.

BQK e ka quajtur këtë si hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të pagesave dhe përshpejtimit të digjitalizimit në Kosovë.

“Ky sukses është rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë mes BQK-së, sektorit bankar dhe partnerëve ndërkombëtarë, me theks Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.