BQK: Bankat me rekord të hyrash, “fluturojnë “ normat e interest

I vetmi sektor profitalbil me rekord të hzrash vazhdon të mebtet ai I bankave. Për 6 muaj arritën të realizojnë 82.6 milionë euro neto profit.
Ndërsa normat e interest në kredi nuk e kanë në plan ti zbresin.
Duke u thirrë në krizën globale financiare, bankat që operojnë në Kosovë kanë rritur normat në kredi nga 6 për qind në 6.7 për qind.
Rritja e normave të intersit është arsyetuar në raportin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK),ku thuhet se Normat e interesit në kredi dhe depozita të reja kishin shënuan rritje graduale, që nga fillimi i vitit të kaluar, të implikuara nga aplikimi i politikave të shtrënguara monetare nga bankat qendrore në luftën kundër inflacionit.
“Në tregun bankar normat e interesit në depozitat e reja janë ndikuar në nivel më të lartë se normat e interesit në kredi të reja. Në qershor të këtij viti, norma e interesit në kredi arriti në 6.5 përqind nga 6.0 përqind në qershor 2022, atëherë kur inflacioni u intensifikua dhe diskutimet mbi ndërhyrjen e politikës monetare kishin filluar”, thuhet në raport.
Ndërsa, norma mesatare e interesit në kredi ndaj korporatave jofinanciare në qershor 2023 qëndroi në 6.8 përqind, për 0.7 pikë përqindje më e lartë se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. Norma më të favorshme të interesit në kredi u ofruan për sektorin e industrisë (6.4 përqind), ndërsa norma më e lartë mesatare e interesit ishte për sektorin e bujqësisë prej 6.8 përqind.
Bazuarn ë këtë trend të rritjes së normave të interest ky sektor ka realizoi profit neto prej 82.6 milionë euro, në nivel rekord në raport me periudhat e njëjta të viteve paraprake. Rezultati i tillë financiar u arrit nga rritja më e lartë e të hyrave krahas rritjes së shpenzimeve.
Sipas vlerësimeve të BQK-së fitimet janë të hyrat nga interesi.
“Gjithsej të hyrat arritën vlerën prej 202.5 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 19.9 përqind (11.6 përqind deri në qershor 2022).
Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor e kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 74.7 përqind të gjithsej të hyrave. Në kuadër të të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kontribuuan kryesisht në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit, posaqërisht në dy vitet e fundit.
Për më tepër, të hyrat nga plasmanet me bankat janë rritur theksueshëm krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më pare”, thuhet në raport. /Indeksonline/