10:54 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

BQK: Bie numri i bankomatëve, rritet sasia e tërheqjes

Banka Qendrore e Kosovës përmes një raporti, ka njoftuar se përkundër zvogëlimit të numrit të bankomatëve, numri i tërheqjes së parave është rritur dukshëm.

“Përkundër zvogëlimit të numrit të bankomatëve, numri i tërheqjeve përmes ATM-ve është rritur në 13.8 milionë (12.3 milionë deri në dhjetor 2016), me një qarkullim prej 1.9 miliard euro (1.6 miliard deri në dhjetor 2016)”, thuhet në raportin e BQK-së.

Sipas BQK-së, rritja e numrit të ATM-vë përmes së cilës mundësohet depotizitimi parave në llogaritë bankare të klientëve, ka ndikuar që vlera e depozitimeve të rrisë pjesëmarrjen.

“Rritja e numrit të ATM-ve, të cilët mundësojnë depozitimin e parave në llogaritë e klientëve, ka ndikuar që vlera e depozitimeve të rris pjesëmarrjen në 29.3 për qind të gjithsej vlerës së transaksioneve me kartela përmes terminaleve, nga 1.1 për qind sa ishte tri vite më parë”, thuhet në raportin e BQK-së, thuhet në raport./Indeksonline/