11:22 / E Enjte, 21 Nëntor 2019 / indeksADMonline

BQK: Kompanitë e sigurimit kanë kërkuar vazhdimisht rritje, ja faktorët

Banka Qendrore e Kosovës ka mbajtur konferencë të enjtën lidhur me shtrenjtimin e tarifave të kompanive të sigurimeve të veturave, shkruan Indeksonline.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka thënë se rritja e tarifës së sigurimeve ka qenë kërkesë e vazhdueshme e kompanive të sigurimeve, shkruan Indeksonline.

Ai bëri të ditur se këto tarifa nuk kanë ndryshuar që nga viti 2001, pavarësisht numrit të rritjes së dëmeve të automjeteve.

 “Një nga rekomandimet që  ka ardhur ka qene që të bëhet rishikimi i tarifës të kompanive të sigurimeve.

Rishikimi i tarifave duhet të bëhet çdo vit, ndërsa kjo ka mbet e pandryshueshme që nga viti 2001 dhe nuk ka ndodh asnjë rritje.

Dhe që atherë kanë ndodhur shumë  zhvillime dinamike që na kanë shtyrë të shtrenjtohet”, ka thënë ai.

Mehmeti në konferencë ka treguar disa faktorë që kanë qenë thelbësor për të marrë vendimin e rritjes së tarfës.

“Ne e kemi bërë që të kenë qëndrueshmëri financiare kompanitë e sigurimeve dhe me qëllim që të mbrojmë policmbajtësit.

Nga viti 2001 e deri tani kanë ndodhur zhvillime dinamike, faktori i parë që ka qenë është rritja e numri të dëmeve, rritja e vlerës së pagesës së dëmeve, rritja e shumës së detyrueshmërisë minimale të sigurimit është rritur nga 300 mijë në 1 milionë, efektet e aplikimit veçanërisht shkalla e inflacionit mesatar.

 Kërkesa ka qenë e vazhdueshme e kompanive të sigurimit që të rritet në 36.5 %”, përfundoi ai./Indeksonline/