75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

BQK-ja miraton rregulloren, që u mundëson klientëve të bankave kryerjen e pagesave përmes terminaleve POS, pa kosto shtesë

Më 26 dhjetor 2019 Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës miratoi amandamentimet e “Rregullores për instrumentet e pagesave elektronike”, të cilat hyjnë në fuqi nga data 01 shkurt 2020.

Me anë të këtyre ndryshimeve klientët e bankave mund t’i përdorin kartelat e tyre për kryerjen e pagesave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve, përmes të gjitha terminaleve POS pa marrë parasysh se cilës bankë i përkasin,  pa aplikim të kostove shtesë.

Këto ndryshime janë të bazuara në praktikat dhe standardet e BE-së, të cilat kanë për qëllim rritjen e përdorimit të kartelave dhe instrumenteve tjera të pagesave elektronike, si shërbime më efikase me kosto më të ulët për ofruesit dhe përdoruesit e shërbimeve të pagesave.

Prandaj, me anë të këtij njoftimi i inkurajojmë të gjithë qytetarët të përdorin kartelat e tyre për pagesë, si mjete të sigurta pagese pa ndonjë kosto shtesë.

Linku i rregullores:

https://bqk-kos.org/repository/docs/korniza_ligjore/shqip/Rregullore%20per%20Instrumentet%20e%20Pagesave%20Elektronike.pdf