75 Mall Live Search
10:50 / E Martë, 24 Tetor 2023 / L K

Afrojnë në Kosovë, investojnë jashtë

I vetmi treg që përfiton në këtë kohë krize frinanciare, janë bankat komerciale në Kosovë.

 7 miliardë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës dhe investimet e tyre jashtë vendit janë rritur për 43.2 milionë euro, krahasuar me muajin gusht 2023.

Kështu thuhet në statistikat bankare për muajin shtator 2023, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 4.79 miliardë euro derisa shuma e depozitave të klientëve është 5.89 miliardë euro.

Sipas raportit, kapitali i bankave komerciale për këtë muaj ishte 821.3 milionë euro.

Norma mesatare e interesit në depozita ishte 2.43% ndërsa në  muajin gusht ka qenë 2.52%, kurse norma mesatare e interesit në kredi ishte 6.51% përderisa në muajin gusht ishte 6.70%.

Raporti kredi-depozita për muajin shtator 2023 ishte në nivelin 81.9%, kurse margjina e normës së interesit kredi – depozita ishte 4.08%.

Vlera e kredive të reja ishte 166.6 milionë euro, derisa shuma e depozitave të reja për muajin shator 2023 arriti në 87.02 milionë euro.

 7.16 miliardë euro, vlera e aseteve të bankave komerciale

 6.51%, norma mesatare e interesit në kredi

 166.6 milionë euro, vlera e kredive të reja kurse 87.02 milionë euro, vlera e depozitave të reja

 81.9%, raporti kredi-depozita