19:20 / E Premte, 29 Maj 2020 / indeksADMonline

Braathu e Redzepi flasin për situatën politike në vend

Ministrja e MAPL-së, Emilia Redzepi ka pritur në takim  mikun e saj të dashur, Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, Jaan Braathu me të cilin kanë biseduar rreth situatës aktuale politike dhe pozitës së komuniteteve në shoqëri.

Ministrja ka falënderuar Ambasadorin për bashkëpunimin shumëvjeçar dhe për mbështetjen e komunitetit boshnjak. Redzepi është vlerësuar për angazhimin e saj gjatë pandemisë duke qenë në kontakt dhe ndihmë të vazhdueshme ndaj komunave në Kosovë.