15:45 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Braathu vlerëson punën dhe angazhimin e çdo zyrtari policor në situatën COVID-19

Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës sot e ka vizituar shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu.

Në këtë vizitë Braathu u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj me bashkëpunëtor, i cili nga afër u njoftua rreth angazhimeve të Policisë së Kosovës që kanë për qëllim ruajtjen e rendit, sigurisë dhe shëndetit të përgjithshëm publik, transmeton Indeksonline.

“Jan Braathu vlerësoi lartë punën dhe angazhimin e menaxhmentit dhe të çdo zyrtari policor, të cilët me përkushtim në aspektin policor po arrijnë ta menaxhojnë situatën e krijuar dhe njëkohësisht shprehi përkushtimin se misioni OSBE-së do të vazhdojë të përkrahë në çdo aspekt Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin për media./Indeksonline/