Braçe: Përdorin molotov kundër shërbyesve të shtetit

Gjatë pasditës së sotme opozita në Shqipëri ka organizuar një protestë gjithëpopullore.
Në këtë protestë protestuesit janë përleshur me forcat e rendit si dhe kanë gjuajtur koktejmollotovi në drejtim të tyre.
Lidhur me këtë ka ardhur reagimi i parë nga ana e Partisë Socialiste.
Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar për protestën e dhunshme të opozitës.
“KETA JANE, KAQ JANE; POPULLI I BRAKTISI EDHE NJE HERE, SI PERHERE! A KA NDRYSHIM? MBASE: NGA PERDORIMI I FORCES VDEKJEPRURESE TE SHTETIT PERMES ARMEVE TE ZJARRIT KUNDER PROTESTUESVE, TEK PERDORIMI I DHUNES VDEKJEPRURESE PERMES ARMES VRASESE MOLOTOV KUNDER SHERBYESVE TE SHTETIT!”, ka shkruar Braçe.
Protesta e opozitës po vazhdon ende./Indeksonline/