Brad Pitt apo Ben Affleck? Gwyneth Paltrow zbuloi se kush është më i mirë në shtrat

Aktorja Gwyneth Paltrow ka qenë në lidhje me disa nga emrat më të mëdhenj të Hollivudit, ndërsa vitin e kaluar ajo zbuloi se kush, sipas saj, është më i miri në shtrat.
Gjatë një paraqitje të ftuar në podcastin Call Her Daddy, ajo krahasoi dy ish të dashurit e saj, Brad Pitt dhe Ben Affleck, transmeton Indeksonline.
Përkatësisht, Paltrow ishte me Pitt që nga viti 1994, por ata e ndërprenë fejesën e tyre në vitin 1997, sepse ajo mendonte se ishte shumë e re për martesë në moshën 24-vjeçare. Pas kësaj, ajo ishte në një lidhje trevjeçare me Ben Affleck.
“Është vërtet e vështirë”, tha ajo pasi gazetarët e pyetën se cili nga të dy ishte më i mirë. “Brad dhe unë kishim kimi të shkëlqyer, ai ishte dashuria e jetës sime në atë kohë”, shpjegoi ajo, më pas shtoi, “Affleck ishte i shkëlqyer”.
Ajo gjithashtu i vlerësoi si “puthje të mira”, por që Brad Pitt është pak më romantik se Ben Affleck. Megjithatë, ajo ka pranuar edhe se Affleck e ka bërë më shumë për të qeshur, ndonëse, siç tha ajo, ata ishin më të prirur për debate. /Indeksonline/
