Brad Pitt “arratiset” në Greqi me të dashurën 30-vjet më të re
Brad Pitt dhe e dashura e tij, Ines de Ramon, janë ende në një lidhje të fortë.
Aktori 62-vjeçar dhe stilistja 32-vjeçare u panë në Greqi së bashku të enjten (19 shkurt), duke zbarkuar në Aeroportin e Athinës, sipas E! News-it, përpara se të niseshin për në ishullin e Hidrës, transmeton Indeksonline.
Brad po vazhdon punën për filmin e tij të ardhshëm A24, The Riders , bazuar në romanin me të njëjtin emër të Tim Winton-it. Regjisor është Edward Berger.
Xhirimet filluan në fillim të këtij muaji teksa po zhvilloheshin në vende të shumta në Evropë.
Brad dhe Ines u panë për herë të fundit në nëntor, duke treguar mbështetje për mikun e tyre George Clooney në premierën e filmit të tij Jay Kelly./Indeksonline/


