75 Mall Live Search
16:00 / E Hënë, 19 Shtator 2022 / AR

Brad Pitt bën debutimin si skulptor

Ylli i Hollivudit, Brad Pitt, ka debutuar me veprat e tij në Muzeun e Arit në Finlandë.

Aty shfaqej krahas veprave të muzikantit Nick Cave dhe artistit Thomas Houseago, transmeton Indeksonline.

Ndër nëntë veprat e Pitt, të gjitha janë shfaqur në një strukturë në formë shtëpie.

“Jam shumë e lumtur dhe krenare që Thomas Houseago vendosi të sjellë WE në Tampere”, tha Anna-Kaisa Ikonen, kryetare e Bashkisë së Tampere.

“Mbrëmë festuam shfaqjen e parë të artit të mikut tonë, Brad Pitt dhe të gjithë u mahnitën. Të thuash se puna e tij është e mrekullueshme është një nënvlerësim. Ai është një artist i vërtetë që krijon nga pasioni dhe dëshira ekstreme. Përkushtimi për zanatin e tij është përulës dhe frymëzuese”, ka shkruar ajo në mbishkrim. “Nuk mund të shpreh sa krenare jam për mikun më të mirë të bashkëshortit tim (Jarred Land)”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 janar./Indeksonline/