75 Mall Live Search
19:08 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / AR

Brad Pitt bën ndryshimin e madh në pamje

Brad Pitt është fotografuar së fundmi në sheshxhirim, dhe me paruken e çrregullt dhe bionde që mban, duket thuajse njeri tjetër. Aktori po xhiron vazhdimin e filmit të Quentin Tarantino-s nga viti 2019, “Once Upon a Time… in Hollywood”, ku rikthehet në rolin e Cliff Booth.

Në filmin e parë, Pitt kishte flokë të gjatë, të ndarë anash dhe me një stil disi “rock” të viteve ’60. Por për vazhdimin e historisë, të vendosur në vitet ’70, Pitt shfaqet me një paruke bionde dhe me mustaqe në të njëjtën nuancë.

Brad Pitt ndryshon (sërish) look dhe duket YLL

Ky ndryshim është një zgjedhje ndryshe nga pamja e zakonshme e aktorit, i cili që prej muajit maj kishte rikthyer modelin “buzz cut”, të cilin e mbante shpesh në fillim të viteve 2000. Prej asaj kohe, ai ka mbajtur flokët e shkurtër dhe me thinja edhe në paraqitjet në tapetin e kuq.

Brad Pitt ndryshon (sërish) look dhe duket YLL

Filmi i parë i solli Pitt-it një Oscar për Aktorin më të Mirë në Rol Dytësor. Por në këtë vazhdim, ai do të jetë në qendër të historisë. Filmi titullohet “The Adventures of Cliff Booth” dhe është shkruar nga Tarantino, por këtë herë do të drejtohet nga David Fincher.

Brad Pitt ndryshon (sërish) look dhe duket YLL

Ngjarjet do të ndjekin Cliff Booth disa vite pas përfundimit dramatik të filmit të parë.
Në një intervistë në tapetin e kuq, Pitt e përshkroi filmin si:

“Nuk është një vazhdim klasik, por më shumë si një episod nga jeta e Cliff Booth.”

Ai shtoi:

“Do të jetë diçka shumë argëtuese.”