75 Mall Live Search
14:16 / E Martë, 11 Shkurt 2025 / AR

Brad Pitt i dërgoi mesazh së dashurës në reklamën e Super Bowl?

Gjatë Super Bowl-it të dielën, u shfaqën disa reklama të famshëm. Mes tyre ishte edhe Brad Pitt, i cili habiti shikuesit me një detaj.

Ai mbante dy zinxhirë floriri rreth qafës, të cilat shumë e shohin si një mesazh për të dashurën e tij 29-vjeçare, Ines de Ramon, transmeton Indeksonline.

Për të gjithë ata që kanë një pikëpyetje, ka një lidhje mes bizhuterive të Pitt-it dhe të dashurës së tij.

Zinxhirët vijnë nga marka Anita Ko, drejtore ekzekutive e së cilës është Ines. Fansat e çiftit besojnë se aktori ka lënë të kuptohet se ai është ende i dashuruar me të dashurën e tij./Indeksonline/