18:14 / E Shtunë, 19 Janar 2019 / indeksADMonline

Brad Pitt i zemëruar me Angelina Jolie, kjo është arsyeja

Raportet në mes të aktorëve Brad Pitt dhe Angelina Jolie çdo ditë e më shumë janë duke u bërë më të ashpra.

Sipas disa raporteve të gazetës ‘Hollywood Life’ ish çifti janë acaruar përsëri së fundi, shkruan Indeksonline.

Është Brad Pitt atij të cilët po i pengon  mënyra se si Angelina po i lejon të huajt të kujdesen për fëmijët e tyre.

Kohë më parë qarkulluan në media disa fotografi ku fëmijët e Pitt dhe Jolie u panë të shoqëruar vetëm nga truprojat e tyre.

“Brad është i zhgënjyer që nuk ka më shumë kohë për të me fëmijët e tij. Pjesa më e keqe e divorcit për Brad nuk ishte humbja e Angelinës, por sepse ai nuk i sheh më fëmijët e tij çdo ditë” tha një burim.

“Atij nuk po i pëlqen ideja që të huajt të kalojnë shumë kohë me gjashtë fëmijët e tyre paso që kjo mund të ndikojë në edukimin e tyre” vazhdoj tutje burimi i afër me ish çiftin./Indeksonline/