75 Mall Live Search
12:44 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Brad Pitt ironizon Donald Trump dhe deklaratat e tij të paqarta

Brad Pitt bëri debutimin e tij në “Saturday Night Live” ku luante Dr. Anthony Fauci në shoun “SNL at Home” këtë fundjavë. 

Pitt u përpoq të sqarojë disa pretendime më të çuditshme të Presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me koronavirusin, duke u përpjekur të shpjegojë atë që me të vërtetë Trump “po përpiqej të thoshte”.

Pitt më pas vazhdoi të komentoj disa klipe nga Trump gjatë muajit të fundit, duke filluar me pretendimin e Trump se një vaksina do të vinte “relativisht shpejt”.

Pitt i dha fund skicës duke hequr paruke duke u kthyer në karakterin tij dhe bërë një falënderim të përzemërta për Faucin dhe për punonjësit e kujdesit shëndetësor në vijën e parë./Indeksonline/