75 Mall Live Search
08:53 / E Hënë, 01 Qershor 2020 / indeksADMonline

Brad Pitt mbledh gjithë fëmijët në shtëpinë e tij, për ditëlindjen vajzës

Brad Pitt ka lënë anash kacafytjet me Maddox, dhe ftoi edhe atë për ditëlindjen e vajzës Shiloh.

Brad Pitt u ribashkua me djalin e tij Maddox, 18 vjeçar, kur organizoi një festë të lezetshme për ditëlindjen e 14-të të vajzës së tij, thonë burimet e The Sun.

Besohet gjatë viteve të tij të adoleshencës, Maddox u përlesh me yllin Maleficent, 56 vjeçar, në raste të shumta.Por sipas burimeve ata i vunë mënjanë kacafytjet e tyre kur ylli i Hollivudit organizoi festën për Shiloh në rezidencën e tij në LA.

Një burim i tha The Sun: “Brad me të vërtetë dëshironte ta bënte të veçantë ditën e Shiloh dhe e kishte planifikuar atë për një kohë, ai nuk mund të besojë se sa është rritur ajo.

“Ai ka një piceri të shtrenjtë pran shtëpisë së tij dhe i bëri kështu servimin më të bukur për ditëlindje asaj”.