23:31 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / AR

Brad Pitt me EmRata po takohen vetëm për argëtim

Janë ndezur thashetheme se Brad Pitt po takohet me Emily Ratajkowski, e cila tashmë është beqare pas ndarjes. Ndërkohë burime për aktorin tregojnë se çfarë mendon 58-vjeçari fitues i Oscar-it për modelen 31-vjeçare!

Edhe pse dyshja thuhet se kanë dalë në disa takime,  një person i afërt me Pitt ka treguar se aktori mendon se ajo është gruaja më “hot” në planet dhe ata shkojnë shumë mirë bashkë. Kjo është një deklaratë mjaft e madhe për një marrëdhënie që është në fazat e fillimit, por burimi tregon se deri tani, “ata po argëtohen”. Emily së fundmi u divorcua nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard pasi ai thuhet se e tradhtoi shumë herë gjatë martesës së tyre katërvjeçare.

Sipas miqve të saj, modelja ka vendosur të vazhdojë jetën dhe e ka harruar Sebastanin. Tani për tani, duket se për Emilyn “vazhdimi i jetës” do të thotë një ose dy takime me Pitt, i cili gjithashtu po merret me një divorc të vazhdueshëm nga Angelina Jolie. Edhe pse ai dhe Jolie u shpallën ligjërisht beqarë në vitin 2019, beteja e tyre e trazuar vazhdon në gjykatë për çështjet e vazhdueshme të kujdestarisë së fëmijëve dhe verës së tyre Château Miraval në Francë.

Ndoshta Ratajkowski është shpërqendrimi që Pitt po kërkon tani dhe siç kanë vendosur dhe vetë “takime për argëtim”.