75 Mall Live Search
09:22 / E Enjte, 27 Janar 2022 / AR

Brad Pitt nis romancë të fshehtë me këngëtaren e famshme!

Brad Pitt duket se ka nisur romancë të re.

Sipas ‘The Sun’, 58 vjeçari po ndihet “shumë komod” me këngëtaren suedeze, Lykke Lo (35 vjeçare) e cila jeton larg Los Angeles, transmeton Indeksonline.

Ylli i Hollivudit thuhet se ka disa muaj që është në lidhje me suedezen.

Brad dhe Lykke Li, emri i vërtetë i të cilëve është Lykke Zachrisson, u panë nga disa persona në restorantin Mother Wolf që u hap së fundmi në Hollywood.

Njëqind për qind i sigurt se ishin Brad dhe Lykke,” tha një burim. Të tjerët raportojnë se të dy kanë arritur ta mbajnë romancën e tyre mirë nën radar, sepse ata jetojnë shumë larg njëri-tjetrit dhe për këtë arsye mund të vizitojnë njëri-tjetrin./Indeksonline/