Brad Pitt nis xhirimet e filmit të ri, është ndër më të shtrenjtët në histori

Brad Pitt i ka befasuar të gjithë të pranishmit në “Formula 1” në Meksikë, ku po xhironte skenat e filmit të fundit “F1”, i cili thuhet se do të transmetohet në kinema në verën e vitit 2025.
Ai u shfaq në postë gjatë kualifikimeve për çmimin e madh të “Formula 1” dhe momenti kur hoqi kapelën shkaktoi emocione të mëdha për të gjithë të pranishmit, transmeton Indeksonline.
Pas kësaj, aktori bëri me dorë dhe i përshëndeti të gjithë spektatorët. Në një moment ai vrapoi në pistë, duke mbajtur në duar flamurin meksikan.

Të dhënat e fundit thonë se buxheti i ka kaluar 300 milionë dollarë, duke e bërë këtë film si një nga dhjetë më të shtrenjtët në histori./Indeksonline/