10:18 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Brad Pitt raporte të acaruara me djalin e birësuar, arsyeja Angelina Jolie

Marrëdhënia e Brad Pitt me djalin e tij të madh Maddox është ende e tensionuar pasi ata kishin një grindje tre vjet më parë në një aeroplan privat në të cilin familja po udhëtonte.

Dhe tashti sipas disa burimeve të afërta me Brad-in, kanë deklaruar se marrëdhënia e dyshes pas incidentit, që ishte shkas për Angelina Jolie-n , është ende e tensionuar, shkruan ”Daily Mail”, transmeton Indeksonline.

Një burim thotë se 18-vjeçari, të cilin Angelina e adoptoi nga Kamboxhia në 2002 dhe Brad e adoptoi ligjërisht katër vjet më vonë, mbetet shumë i afërt me nënën e tij.

‘Maddox nuk e sheh veten vërtet si djali i Brad’ tha një burim për Us Weekly.

Krishtlindjet e fundit Maddox dhe vëllai i tij i vogël Pax, 15 vjeç, thuhet se nuk kanë zgjedhur që të shkojnë në shtëpinë e babait të tyre për të hapur dhurata me motrat e tyre më të vegjël.

‘Maddox nuk pranoi të shkonte dhe as Pax nuk shkoj,’ tha një burim.

Ndërsa raportohet se ka shumë pakënaqësi që Maddox ndjen ndaj yllit të  ‘Once Upon A Time In Hollywood’, ai gjithashtu thuhet se është zakonisht një adoleshent i pavarur dhe është shumë ‘kokëfortë’.

‘Maddox dhe Pax kalojnë më shumë kohë me miqtë e tyre dhe janë të zënë të bëjnë gjërat e tyre. Ata kalojnë më pak kohë sesa dikur me vëllazërit dhe motrat e tyre.

Në vitin 2016, kur Angelina dhe Brad u ndanë për herë të parë, u pohua se një incident ndodhi midis Brad dhe Maddox në aeroplanin privat që familja po udhëtonte në Nice, Francë.

Sipas raporteve në atë kohë thonë se aktori dyshohet se e goditi djalin e tij gjatë një mosmarrëveshje me Angelina, derisa Maddox u përfshi dhe u përpoq të mbronte nënën e tij.

Kujtojmë që Brad dhe Angelina, të cilët u martuan në vitin 2014, kanë gjashtë fëmijë: Maddox, 18, Pax, 15, Zahara, 14, Shiloh, 13 dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 11./Indeksonline/