75 Mall Live Search
12:36 / E Enjte, 22 Shtator 2022 / AR

Brad Pitt tregon cilët janë burrat më seksi në botë

Brad Pitt e di ç’do të thotë të jesh një burrë seksi në Hollywood, ndaj nuk e ka të vështirë të zgjedhë burrat e tjerë që sipas tij, janë shumë tërheqës. Në një intervistë për “Vogue”, aktori 58-vjeçar tregoi shijet e tij.

“Në botën e aktrimit – sepse është puna ime – menjëherë do të zgjidhja Paul Newman”, tha Pitt, pa u menduar shumë gjatë.

Ja dhe Paul Newman në rininë e tij, gati për të thyer zemra dhe për të pushtuar botën me ata sy:Brad Pitt tregon cilët janë (sipas tij) burrat më seksi në

“Sepse është plakur me hijeshi dhe është një qenie shumë speciale, zemërmirë, i ngrohtë dhe i sinqertë”, vijoi Brad. 

Më pas, tha edhe një tjetër emër, që të gjithë e prisnim: George Clooney. “Kam një emër, George Clooney, sepse përse jo?”, tha Pitt.

Dhee, Clooney, më i pashëm se kurrë:Brad Pitt tregon cilët janë (sipas tij) burrat më seksi në

Pra, tanimë e dini: Paul Newman dhe George Clooney janë burrat më seksi, sipas një burri shumë seksi.