Bradley Cooper dhe Gigi Hadid shihen bashkë në koncertin e Taylor Swift në Paris

Aktori Bradley Cooper dhe e dashura e tij, modelja Gigi Hadid kanë qëndruar bashkë në Paris të Francës.
Ata u panë në një mbrëmje bashkë gjatë natës së katërt të serisë së koncerteve të këngëtares Taylor Swift në “Eras Tour” në Paris – e cila përmbante këngë të reja nga albumi i saj i fundit, “The Tortured Poets Department”.
Një video e postuar në rrjetet sociale tregonte aktorin dhe modelen duke u ngritur për të brohoritur këngëtaren pasi e përfundoi performancën, shkruan People.
Travis Kelce, Gigi Hadid and Bradley Cooper are in the audience for Paris Night 4 (and 87th show of The Eras Tour)#ParisTStheErasTour via @9tay8tay9_ pic.twitter.com/xUrBgzOsEE
— Taylor Swift Updates (@SwiftNYC) May 12, 2024