22:20 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bradley Cooper në lidhje me Lady Gaga? Irina i tregon se çfarë ka humbur

Aktori i njohur amerikan Bradley Cooper është parë përsëri në Hollywood, mjaft i qetë dhe i relaksuar, shkruan IndeksOnline.

Ylli i shumë filmave të suksesshëm hollivudian ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme kohëve të fundit. Kjo për shkak se ai u nda nga e dashura e tij modelja Irina Shayk dhe menjëherë u ngritën zërat për një lidhje të mundshme të tij me këngëtaren Lady Gaga.

Në anën tjetër edhe Irina është paraqitur mjaft e qetë. Por me foton e fundit ajo ka ‘goditur’ Bredlin duke i treguar vërtetë se çfarë ka humbur!
/IndeksOnline/