Brahim Diaz, blerja e radhës së Real Madridit
I riu i Man Cityt, Brahim Diaz do të jetë përforcimi i ri i Real Madridit, teksa kontrata e tij me klubin e Premier Leagues skadon më 30 qershor.
Spanjolli vendosi të mos rinovojë në Mançester dhe kampioni i Evropës ka reaguar në këtë rast.
Man City nuk ka tentuar ta bindë 19-vjeçarin që ta rinovojë kontratën, dhe ai është i vendosur të largohet, transmeton IndeksOnline.
Më 1 janar, klubi madrilen do t’i fillojë bisedimet për kontratën e lojtarit, e më pas në qershor, lojtari do të zbarkojë në Madrid.
Megjithatë, nuk përjashtohet as mundësia e ardhjes së Diaz në Madrid gjatë janarit, për një çmim të ulët.
Diaz u transferua në Man City në vitin 2014 si 14-vjeçar, dhe madje ai ishte edhe pranë Barcelonës./IndeksOnline/