10:50 / E Enjte, 12 Janar 2023 / S Z

Brahimaj: Ende s’kam vendim zyrtar për shkarkim, kjo është e padrejtë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar (SHSKUK) ka njoftuar se ka liruar nga detyra drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë  Rifat Brahimaj.

E drejtori i shkarkuar tashmë Rifat Brahimaj thotë për “IndeksOnline” se ende nuk ka marrë një vendim zyrtar për shkarkimin e tij nga detyra. Ndërsa e quan të padrejtë një vendim të tillë dhe thotë se do të reagojë në mënyrë ligjore.

” Nuk kam marrë vendim me shkrim ende. Nëse është e vërtetë do të reagoje në mënyrë ligjore. Do t’i paraqes të arriturat e mija për dy vite, le të iu mbetet atyre me dyshime të pabazuara. Vlerësoj se ky është vendim i padrejtë”, tha ai.

Ndryshe vendimi për shkarkimin e Brahimaj është marrë pas analizës së bërë lidhur me ngjarjen e ndodhur ditë më parë në Klinikën e Kardiokirurgjisë, ku një pacient ka ndërruar jetë pas një operacioni të rrallë. Në lidhje me rastin drejtori Brahimaj kishte deklaruar se operacioni ishte kryer nga mjek  jo kompetent./IndeksOnline/