Brahimaj i AAK-së: Të gjithë njëzëri i themi jo bashkëpunimit me LVV-në
Deputet i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka demantuar zërat se mund të ketë një marrëveshje midis AAK-së dhe LVV-së për formimin e Qeverisë.
Një deklarim i kryetarit të nëdegës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, i cili tha se Ramush Haradinaj duhet ta shqyrtoj bashkëpunimin me LVV-në për formimin e Qeverisë, sipas deputetit Lahi Brahimaj, nuk është dëshmi e përçarjes brenda AAK-së, por një mendim ndryshe i cili nuk ka gjetur mbështetje brenda strukturave të këtij subjekti politik.
‘’Definitivisht jo. Ka qenë qëndrim i liderit për një jo. Por, ishte edhe takimi i kryesisë ku të gjithë njëzëri i thanë që nuk ka koalicion me LVV-në. Deklarimi i zotit Krasniqi është një demokraci që njerëzit munden me mendu ndryshe. Kjo tolerohet brenda strukturave të AAK-së. Të gjithë në mënyrë unanime që të mos ketë votë për Glauk Konjufcën.”, tha ai.

