75 Mall Live Search
14:23 / E Shtunë, 28 Dhjetor 2024 / FR

Brahimaj- Maqedoncit: Në vend se të kryejë punën e vet, ka marrë hov në shpërndarje të panikut e konfuzionit

Kandidati i AAK-së për deputet, Lahi Brahimaj, përmes një postimi në facebook ka thënë se ministri Maqedonci në vend se të kryejë punën e vet, ka marrë hov në shpërndarje të panikut e konfuzionit.

Brahimaj, është shprehur se kjo nuk është politikë që pritet nga Ministri i Mbrojtjes dhe se sipas tij një Ministër që tërë kohën i “tregon” ushtarëve që “lufta po nis”.

“Ministri Maqedonci në vend se të kryejë punën e vet, ka marrë hov në shpërndarje të panikut e konfuzionit.

Kjo nuk është politikë që pritet nga Ministri i Mbrojtjes. Një Ministër që tërë kohën i “tregon” ushtarëve që “lufta po nis”, ka thënë Brahimaj.

Ndërsa ka shtuar se ushtarët nuk i bësojnë më sepse i ka lënë të uritur e me pasulin sekret shtetëror.

“Ushtarët që i ka lënë të uritur e me pasulin sekret shtetëror, tash as nuk i besojnë këtij Ministri llafazan, as nuk e kuptojnë këtë frikë maksimale të tij.

Paramendojeni, Ukraina është në luftë të tmerrshme me Rusinë që gati 3 vjet dhe Ministri atje i jep shpresë ushtarëve. Nuk frikësohet lidershipi kështu sikurse po bën ky i joni!”, ka shkruar Brahimaj./Indeksonline/