75 Mall Live Search
10:59 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Brahimaj: Mbështetje të madhe po marrë nga bashkëluftëtarët, është krenari për mua!

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lahi Brahimaj, ka thënë se këto ditë po merr mbështetje të madhe nga bashkëluftëtarët.

Brahimaj ka thënë së fundi është nderuar jashtëzakonisht nga një vizitë që i kanë bërë një grup bashkëluftëtarësh, veteranë e invalid nga Reka e Keqe.

Shkrimi i tij i plotë:

Një grup bashkëluftëtarësh, veteranë, invalidë nga Reka e Keqe më nderuan jashtëzakonisht me vizitën që më bënë. Mbështetja që po e marr nga bashkëluftëtarët është vërtet e madhe, por aq sa është krenari është edhe obligim për mua.