22:13 / E Shtunë, 03 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Brahimaj mbledh shokët në kullën e tij (Foto)

Në Kullën e Ibrahimaj si duket ka festë.

Anëtari i AAK-së, Lahi Brahimaj ka mbledhur kolegët e tij të partisë, Pal Lekaj, ministër i Infrastrukturës, Arbër Vllahu, Këshilltar i kryeministrit Haradinaj dhe Muharrem Nitaj deputet i AAK-së.

E është deputeti Muharrem Nitaj që e ka shpërndar një foto në facebook ku shihen të gjithë se bashku në kullën e Lahiut, raporton Indeksonline.

“Me miq nder miq. Ne Shqiponje te Lahiu…Ai din si shtrohet konaku! 100 i befsh!” ka shkruar Nitaj në facebook.

Përveç tyre, prapa tyre në foto duken edhe disa të tjerë që duket se po festojnë se bashku./Indeksonline/