09:42 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Brahimaj: Mobilizimi i qytetarëve për AAK-në, garantojnë fitorën, 100% shtet dhe projektet madhore

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj ka marrë pjesë në një tubim në Klinë ku u pritë nga shumë qytetarë.

Brahimaj ka thënë se vullneti dhe mobilizimi i qytetarëve për të ofruar mbështetje, AAK-së i garantojnë fitoren, taksën dhe vazhdimin e projekteve madhore, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Dhjetëra aktivistë nga Klina me rrethinë na pritën mbrëmë në takim duke na ofruar mbështetje të pa rezervë në zgjedhjet e 6 tetorit. Vullneti dhe mobilizimi i tyre i madh e garantojnë fitoren tonë, i garantojnë Kosovës 100% shtet dhe vazhdimin e projekteve madhore.
Ata që përkrahin Aleancën dhe Ramush Haradinajn për kryeministër ia duan të mirën vendit!
#AAK119
#RamushHaradinaj1
#LahiBrahimaj61