75 Mall Live Search
11:14 / E Shtunë, 19 Korrik 2025 / Gj. Sh

Brahimaj: Nëse Nisma dhe VV bëjnë marrëveshje, nuk votoj Limajn për kryetar të Kuvendit

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj, ka bërë të qartë se nuk do ta mbështesë Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit në rast se arrihet një marrëveshje mes Nismës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Që nga fillimi e kemi thënë që këta kanë një marrëveshje. Limaj e ka pranuar edhe vetë që janë takuar disa herë. Po, sigurisht nëse ata bien në dakordancë, votën time personale Limaj nuk do ta ketë,” tha Brahimaj.

Ai theksoi se AAK-ja ka paraqitur propozimet e veta dhe është e gatshme të votojë kandidatë të tjerë nga Vetëvendosje, por jo Fatmir Limajn.

“Ne kemi dhënë propozimet tona. Cili do prej VV-së, nëse nuk është në ndonjë ministri, ne do e votojmë, por Limajn jo,” u shpreh ai