Brahimaj takohet me djemtë e heroit “Mici”: Më kujtohet si sot takimi i fundit me të

Lahi Brahimaj, kandidati për deputet nga radhët e e AAK-së, është takuar me djemtë e heroit Selajdin Mulla Abazi.
Në takimin emocionues, Brahimaj dhe djemtë e “Micit” biseduan për trashëgiminë që la pas babai i tyre hero.
“Më kujtohet si sot takimi i fundit me Micin, atë burrë që ishte shembull i trimërisë”, u shpreh Brahimaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Kur shoh bijtë e dëshmorëve, shoh në sytë e tyre shkëlqimin e atyre që dhanë gjithçka për këtë liri që gëzojmë sot.
Shumë emocione teksa përqafoja djemtë e heroit të pathyeshëm, Selajdin Mulla Abazi – Mici. Ata janë rritur me dinjitetin dhe krenarinë që u la trashëgim baba i tyre. Më kujtohet si sot takimi i fundit me Micin, atë burrë që ishte shembull i trimërisë.
Lavdi të përjetshme heroit Selajdin Mulla Abazi – Mici! Djemtë e tij sot janë dëshmia më e mirë e traditës liridashëse që shqiptarët e kanë përcjellë ndër breza.