75 Mall Live Search
11:08 / E Mërkurë, 23 Korrik 2025 / mp

Brahimaj thirrje ushtarëve të UÇK-së dhe policëve: Mos kaloni nëpër Serbi!

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj u ka bërë thirrje ish-ushtarëve të UÇK-së dhe forcave policore e të sigurisë, të mos kalojnë nëpër Serbi.

Apeli i tij vjen pas arrestimit të Lulzim Halilit gjatë një aksioni të BIA-s serbe në bashkëpunim me policinë serbe.

“Kjo është taktikë e Serbisë. Sa herë që Vuçiqi ka trazira ndodh një arrestim. Po ia mbajnë zhagin njëri-tjetrit për me qëndru në pushtet. Asnjë ushtar i UÇK-së të mos kalojë npër Serbi e as forcat policore apo të sigurisë, mos të kalojnë kah Serbia”, u shpreh Brahimaj.

Ndërsa sa i përket ngërçit politik, deputeti tha se Aleanca… është e gatshme të votojë nëse partia fituese ndryshon kandidatin, në të kundërtën nuk ndryshon qëndrim.