14:05 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019

Brahimaj: Vizioni 100% shtet ka bashkuar të gjithë në përkrahje të Ramushit kryeministër

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD Lahi Brahimaj, mbrëmë ka takuar banorët e fshatrave Nivokaz, Bërjahë dhe Stubëll.

Brahimaj, ka thënë se vizioni 100% shtet ka bashkuar dhe banorët e këtyre fshatrave në përkrahje të kandidatit për kryeministër nga ky koalicion Ramush Haradinaj.

“Mbrëmë në takim me banorët e fshatrave Nivokaz, Bërjahë dhe Stubëll, vizioni 100% shtet ka bashkuar dhe banorët e këtyre fshatrave në përkrahje të Ramushit kryeministër”, ka shkruar ai në një postim në faqen zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.