Braithwaite do t’i nënshtrohet operimit

Me Messin dhe Griezmann të larguar nga Barcelona, Martin Braithwaite do të ketë më tepër përgjegjësi në sulmin katalunas.
Por, për fatin e keq sulmuesi danez ka pësuar një lëndim dhe do të mungojë për 3 ose 4 muaj.
Barcelona sot ka njoftuar se sulmuesi do t’i nënshtrohet një operimi e pas të cilit do të fillojë rikuperimi.
Braithwaite pritet të jetë mungesë e madhe për Barcelonën nesër kundër Bayern Munchen në kuadër të Champions League.