75 Mall Live Search
09:48 / E Enjte, 31 Tetor 2024 / G T

Brajan Gruda me paraqitje pozitive mbrëmë ndaj Liverpoolit

Skuadra e Liverpoolit arriti të kualifikohet në raundin tjetër të Carabao Cup pasi mposhti 2:3 Brightonin.

Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajti mesfushori shqiptar, Brajan Gruda, shkruan Indeksonline

Gruda luajti 75 minuta dhe bëri një paraqitje tejet pozitive kundër “The Reds”.

Sipas faqes së njohur të statistikave, “Sofascore”, Gruda u vlerësua me notën 7.2.

Kjo ishte ndeshja e parë si startues për Grudën te Brightoni. Kujtojmë se lojtari shqiptar u transferua te skuadra angleze nga Mainzi për 31 milionë euro, duke përfshirë bonuset./Indeksonline/