75 Mall Live Search
11:09 / E Enjte, 13 Mars 2025 / G T

Brajan Gruda s’ka vend te Gjermania, Nagelsmann zbulon listën për ndeshjet ndaj Italisë

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Julian Nagelsmann e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajt mars.

Nagelsmann ka zbuluar emrat e futbollistëve për dy ndeshjet ndaj Kombëtares së Italisë në UEFA Nations League, faza çerekfinale e play-offit, shkruan Indeksonline

Në këtë listë mungon emri i Brajan Grudës, lojtarit të Brightonit që ka vite që po pret ftesën nga Gjermania, ndërkohë në tavolinë e ka ftesën e Shqipërisë.

Dy befasitë e vetme të trajnerit Nagelsmann janë: Leon Goretzka dhe Karim Adeyemi, dyshja e Borussia Dortmundit janë rikthyer te Kombëtarja për këto dy takime./Indeksonline/

Image